DASHC › Drejtori

Tefik Mahmuti

Drejtor i Departamentit të Administrimit Shërbimit Civil

I lindur me 15 shtator 1976, në fshatin Llapashticë e Poshtme të Komunës së Podujevës.
I martuar, baba i dy fëmijëve

Shkollën fillore e kreu në vendlinje, të mesmen në gjimnazin „Aleksandër Xhuvani“ në Podujevë, kurse Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku mori titullin: Jurist i diplomuar. Në Universitetin e Prishtinës mbaroi programin e studimeve pasdiplomike dhe mori titullin: Master i shkencave  kushtetuese-administrtive, më  2013.

Më 18 gushti 2008, punësohet në Ministrin e Administratës Publike, në Departamentin  e Regjistrimit dhe Ndërlidhjes me OJQ-të, si Zyrtar i Lartë i Regjistrimit të OJQ-ve.
Nga data 20.6.2011 nëpërmjet  ngritjes në karrierë, avancohet dhe zgjidhet Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Politikave në Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, ndërsa prej 23.5.2012 deri më 8.07.2013 kryen detyrën e drejtorit të Zyrës së Administratës dhe Personelit, kurse prej 8.07.2013 ndodhet në pozitën e drejtorit të Departamentit të Administrimit Shërbimit Civil.

Programet office: Microsoft Word, Microsoft Excel, Microsoft Outlook

Njeh gjuhën angleze (bazike).

-  Pjesëmarrës i një numri të madh të seminareve dhe konferencave, të cilat janë organizuar nga institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare.
-  Trajnim tre mujor në AFAS mbi njohurit e ,,Kursit bazë të kontabilitetit”, 2008.
-  Trajnim për Trajnerë (ToT), të mbajtur nga Agjencia për Koordinim, Zhvillimi dhe Integrim Evropian, Prishtinë nga 6 maj - 19 maj 2009.
-  Pjesëmarrja në punimet e Kongresit ,,The Berlin International Economics Congress (BIEC): An Interdisciplinary Analysis of the Roles of Global Politics & Civil Society in Internationa”.
-  Pjesëmarrje në trajnimin ,,Hartimi ligjor në Kosovë”’ nga OSBE, Shkup, maj 2011.
-  Pjesëmarrja në ReSPA, Vlerësimi i Impaktit të Politikave në Administratave Publike, Danilovgrad-Mali i Zi, 2011.
-  Trajnim në IKAP: ,,Hartimi i detyrave të punës”.
-  Vizitë studimore në Lubjanë-Slloveni për tu njohur mbi funksionimin e inspektoriatit administrativ, sistemin e pagave dhe trajnimet e obligueshme sipas modelit të Sllovenisë.

Copyright © 2020.