DASHC › Divizioni i Politikave të Pagave

Harton dhe implementon politikat në fushën e pagave, shtesave në pagë dhe kompensimeve tjera për të punësuarit në institucione, propozon legjislacionin përkatës për këtë çështje dhe mbikëqyrë zbatimin e tij;
Harton politikat dhe standardet e përgjithshme për klasifikimin e vendeve të punës në institucione dhe jep opinione dhe rekomandime për klasifikimin e vendeve të punës, para miratimit të tyre nga Qeveria;
Harton politikat dhe standardet për përshkrimin e detyrave të punës, vlerëson vendet e punës si dhe mbikëqyrë implementimin e tyre nga institucionet;
Jep opinione dhe rekomandime për propozim aktet ligjore dhe nënligjore, lidhur me fushën e pagave, shtesave në pagë dhe kompensimeve tjera të të punësuarve, para miratimit të këtyre;
Siguron unifikimin e klasifikimit të vendeve të punës në të gjitha institucionet dhe administron listën e pozitave të punës;
Administron skemën e përkrahjes se nëpunësve civil të deklaruar si tepricë;
Përgatitë dhe publikon udhëzime te përgjithshme, procedura, manuale dhe formularë për përshkrimin e detyrave të punës, klasifikimin dhe vlerësimin e vendeve të punës për nëpunësit civilë;
Ofron këshilla profesionale për çështjet e pagave, shtesave në pagë dhe kompensimeve tjera të të punësuarve;
Përgatitë analiza dhe raporte periodike për çështjet e pagave, shtesave në pagë dhe kompensimeve tjera të të punësuarve. 

 

Kontakti: 
Rrahman Zahiti, Udhëheqës

Tel: 038/200 30 023
Email: rrahman.zahiti@rks-gov.net

 

Copyright © 2020.