DASHC › Divizioni i Sistemit të Pagave dhe Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Administron dhe zhvillon sistemin e pagave dhe informatave për menaxhimin e burimeve njerëzore;
Harton rregullat dhe procedurat për menaxhimin dhe operimin e sistemit të pagave dhe SIMBNJ, të drejtat dhe obligimet për çdo institucion;
Fut në sistem në mënyrë të përqendruar strukturat organizative të institucioneve dhe strukturën e pagave për të gjithë të punësuarit që realizojnë pagën nga buxheti Republikës së Kosovës në institucionet e Shërbimit Civil;
Mbikëqyrë dhe verifikon të dhënat e dorëzuara nga institucionet për procedim në sistemin e pagave dhe SIMBNJ;
Ofron këshilla dhe trajnime në vendin e punës për operim në sistemin e pagave dhe SIMBNJ, për shfrytëzuesit e sistemeve;
Bën futjen në sistemin e pagave të ndryshimeve në baza mujore komfor kërkesave të organizatave buxhetore;
Kalkulon pagën në baza mujore, për të gjithë të punësuarit, që realizojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës;
Zhvillon module të reja të sistemit të pagave dhe SIMBNJ, sipas legjislacionit në fuqi;
Përgatit raporte të rregullta mujore për Bankën Qendrore të Kosovës, Ministrinë e Financave, Trustin pensional dhe bankat afariste.

 

Kontakti:
Bekim Demiri, Udhëheqës 

Tel: 038/200 30 961
Email: bekim.demiri@rks-gov.net  

 

Copyright © 2020.