DSPIMNQ › Drejtori

Arif Daka

Drejtor i DSPIMNQ

Arif Daka u lind, më 10.6.1974, në fshatin Vërshec të Therandës. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Shkollimi:
Shkollën Fillore e kreu në fshatin Mohlan të Therandës, të mesmen në gjimnazin “Jeta e Re” në Therandë.
Fakultetin në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë në vitin 2003, ku mori titullin Inxhinier i diplomuar i Elektroteknikës.

Përvoja e punës:
Nga viti 1997 e deri ne vitin 2003 ka punuar si mësimdhënës në lëndet e Elektroteknikes në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Therandë.
Nga viti 2003 deri në vitin 2008 ka punuar në zyra  të ndryshme si projektues: Engineering, Pro-ing, Elektroni, Engineering Consulting Technology, Hidroing etj si dhe inxhinier projektues, menaxher projekti dhe udhëheqës teknik i ndërmarrjeve të ndryshme.
Është hartues dhe autor i shumë projekteve në fushën e elektrikes, siç janë:
Plani Zhvillimor Urban  i Prishtinës – Elektroenergjetika dhe Telekomunikacioni,
Plani Zhvillimor i Zonës Industriale Therandë – Elektroenergjetika dhe Telekomunikacioni,
Projektimi i planit për mbindërtim në objektin e Elektrokosovës dhe
Projektimi i instalimit elektrik në dhjetëra ndërtesa banimi dhe administrative (autor dhe bashkautor i projektit)
Nga viti 2008 punon në MAP/DSHIMN  në cilësinë e inxhinierit të projekteve, më pastaj në vitin 2009 emërohet shef i Sektorit të Instalimeve Elektrike.
Në vitin 2013 emërohet Koordinator i Projekteve në Divizionin për menaxhimin e Projekteve DMP/DSPIMNQ.
Gjatë kohës sa punoi në DMP ishte përgjegjës për një varg projektesh me rëndësi të veçantë për administratën shtetërore siç ishin:

2011-2014, MAP/DMP, Kosovë
Menaxhimi i projekteve të instalimeve për Kompleksin e Pallatit të Drejtësisë.

2010-2013, MAP/DMP, Kosovë & UNOPS
Project Menaxher i ndertimi të Burgut të Sigurisë së Lartë në Gerdoc - Podujevë.
2008-2010, MAP/DMP, Kosovë
Zëvendës i Projekt Menaxherit
Renovimi i Kullës së Rilindjes me Auditorium

Ka përfunduar me sukses një varg trajnimesh për aftësime profesionale si:

Programet per Vizatim, AutoCad GTZ, Prishtinë
Programet per Vizatim, Don Bosco, Prishtinë
Menaxhimi i resurseve njerezore, Prishtinë
Provimi profesional në lëmin e mbrojtjes nga zjarri, AME
Pogramet për projektim, Tiranë
Standardet e Projektimit dhe të Mbikëqyrjes, Europian Union
Menaxhimi dhe Kontrolla automatike e ndërtesave me sistemin KNX,
Kontrolla automatike e ndërtesave me Sistemin SSL Smart Struxture Lite
Kontrolla automatike e ndërtesave me sitemin SBO
Kontrolla automatike e sistemeve HVAC etj.

 

Copyright © 2020.