DSPIMNQ › Divizioni i Planifikimit dhe Standardeve

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

1. Përcakton rregullat, normat, standardet dhe instrumentet e zbatueshme, si dhe orienton procedurat për përdorimin dhe zhvillimin ekzistues dhe të ardhshëm, kushtet për nevojat e ministrive dhe zyrave qeveritare, brenda dhe jashtë vendit;
2. Udhëheqë politikat e planifikimit dhe standardizimit;
3. Bashkërendon aktivitetet në lidhje me menaxhimin e aseteve të Qeverisë dhe nëpërmjet veprimeve brenda departamentit;
4. Përgatitë dokumentacionin teknik dhe rregullat themelore për planifikimin e aktiviteteve të lidhura me projektiminndërtimin dhe menaxhimin e ndërtesave qeveritare brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës;
5. Përcakton, udhëzimet dhe standardet e nevojshme për planifikim, projektim, rindërtim, ndërtim dhe menaxhim të aseteve qeveritare;
6. Mbledh, përpunon dhe plotëson dokumentacionin zhvillimor, në harmoni me Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të tij;
7. Merret me planifikimin në bazë të nevojave të njësive kërkuese rreth konceptit të zgjidhjeve dhe përmbajtjeve të programeve projektuese;
8. Harton standardet e programeve projektuese.

 

Kontakti:
Mimoza Kurteshi, Udhëheqës

Tel: 038/200 30 327
Email: mimoza.kurteshi@rks-gov.net 

 

Copyright © 2020.