DOJQ › Drejtori

Bajram (Ejup) Kosumi

Drejtor i Departamentit për OJQ

Bajram Ejup Kosumi lindi më 10.6.1958 në fshatin Halabak të komunës së Podujevës.

Shkollën fillore e mbaroi në Halabak dhe Tërnavë, gjimnazin në Podujevë, kurse Fakultetin Juridik në Prishtinë, ku e kreu edhe provimin e jurisprudencës.
Prej 5 majit të vitit 1986 deri më 20 shkurt 1991 ka punuar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Podujevë, si nëpunës i administratës.

Pas dëbimit nga puna, ka migruar në Gjermani, ku ka qëndruar nga maji i vitit 1991 deri në maj të vitit 2000.
Në Departamentin e Drejtësisë, më pas Departamenti i Administratës Gjyqësore, ka punuar nga 20 qershori 2001 deri më 31 janar 2007, në vendet e punës: zyrtar Personeli deri më 14 tetor dhe më 15 tetor 2004 zgjidhet shef i Sektorit të Ligjshmërisë.
Më 21 tetor 2005 është emëruar u.d i drejtorit të Departamentit, kurse më 2 shkurt 2006 është zgjedhur drejtor i Departamentit të Administratës Gjyqësore, ku ka qëndruar deri më 31.1.2007. Prej 1 shkurtit 2007 është drejtoDepartamentit për Regjistrim dhe Ndërlidhje me OJQ-të në Ministrinë e Shërbimeve Publike.

Programet office: Microsoft Word, Microsoft Excel, Microsoft Outlook
Shqip (Amtare)
Serbisht
Anglisht (bazike)


Ka kryer trajnimet e parapara për provimin e jurisprudencës. Ka ndjekur seminare për Reformën e Administratës Publike dhe trajnimet për resurse njerëzore. Është i martuar, baba i dy fëmijëve. Jeton në Prishtinë në lagjën “Bregu i Diellit”.

Copyright © 2020.